Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpetim Rudi.
I ndjeri ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale.
Rudi gjithashtu ka kontribuar në sferën ekonomike dhe politike të qytetit të Gjakovës dhe me gjerë.
- Advertisement -
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.