13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ndërron jetë Ismet Peja, ikona e muzikës shqipe

Rekomandime

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës shqipe, Ismet Peja.

- Advertisement -

Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin  e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

“JARAN nuk dita ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…t’fala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai.

Ismet Peja ka lindur më 27 prill 1937. Ai ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Lindi në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

- Advertisement -

Që në fëmijëri prej moshës 13-14-vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit