13.3 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Ndërron jetë John Menzies, shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovën e pas Iuftës

Rekomandime

Ka nderruar jetë në moshën 74-vjeçare, diplomati amerikan, John Menzies.

Ai ka shërbyer si shef i Zyrës së ShBA-së në Kosovë për një kohë, pas përfundimit të luftës së fundit.

- Advertisement -

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Menzies ka qenë mik i madh i Kosovës dhe se ka shërbyer në “ditët tona më të errëta”.

“Fatkeqësisht ka ndërruar jetë ambasadori John Menzies, mik i madh i vendit tonë dhe ish shef i misionit në Kosovë. Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij” ka shkruar Osmani në ‘Twitter’.

Menzies para se të vinte në Kosovë ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.

- Advertisement -

Në vitin 1999, SHBA-të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera.

Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008, pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit