Në moshën 51-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë këngëtari i njohur, Rifat Kida.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në Facebook.
“Miqt e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida ,,,,,Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, shkroi Lumani.
Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, prej nga ishin edhe këngëtarët, të cilët shpejt me zërin e tyre të veçantë e këngën e tyre u bënë të famshëm gjithandej.