Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulëm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.
Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.
“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.
Sipas informatave, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës. Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.