KFOR-i përmes faqes zyrtare në “twitter” ka njoftuar se ka ndërruar jetë një ushtar të premten në Prishtinë.
“Me zemër të rënduar ne ju njoftojmë se një anëtar i ushtrisë që drejtohet nga KFOR-i ka ndërruar jetë dje në Prishtinë. Zemrat tona janë me familjet dhe shokët e ushtarit dhe gjithë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut që është i vendosur në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me vdekjen e ushtarit, KFOR ka lëshuar edhe një komunikatë për media bashkë me qëndrimin e Komandantit të KFOR-it, Major Gjeneral Ferenc Kajari. Gjithashtu nga KFOR-i kanë sqarur se nuk ndërlidhet me Iuftën.
Kajari ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e ushtarit të vdekur.
“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit dhe për të gjithë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut të dislokuar në Kosovë”, ka thënë Kajari.
It is with a heavy heart that we announce that a military member of the @NATO-led KFOR mission died yesterday in Pristina. Our hearts go out to the families and friends of the soldier and to the whole North Macedonian 🇲🇰 contingent deployed in #Kosovo. pic.twitter.com/LJte2Ar6tB
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) January 8, 2022