19.4 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Ndërron jetë oficeri i lartë i FSK-së

Rekomandime

Ka ndërruar jetë oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti.

Lajmin për vdekjen e nënkolonelit të Ushtrisë së Kosovës e kanë dhënë kolegë të të ndjerit dhe familjarët e tij.

- Advertisement -

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të mikut, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti.

“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Berisha.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin!

- Advertisement -

“Veprat e mikut e bashkëluftëtarit tonë, Skender Halitit do t’i kujtojmë gjithmonë e me shumë krenari!”, njofton tutje Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit