Qyteti i Graçanicës gjatë ditës së sotshme ka marrë një lajm të hidhur.
Indeksonline përmes burimeve, mëson se ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq ka ndërruar jetë.
Shkaku i vdekjes besohet të jetë sulm në zemër.
Stojanoviq ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës e cila u formua në vitin 2009. Këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2013.
Së fundmi ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët