1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndërron jetë zyrtari i lartë i LDK’së

Rekomandime

Ka ndërruar jetë ish-asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Abit Kastrati.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur, ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai tha se kjo parti e ka humbur një veprimtar të madh.

“Miku im i dashtun Abit, Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumirëse për ty. Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim. Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur”.

“Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite. Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi. Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti”.

- Advertisement -

“Familjes së dashtun Kastrati ngushëllimet e mia të thella, në emrin tim, familjes time dhe Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave. Humbëm një veprimtar, aktivist të madh dhe ish Këshilltar Komunal të Prishtinës”.

“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte. Lamtumirë miku im, Lamtumirë Biti jonë”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit