19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ndërtesa Burj Khalifa në Dubai nuk ka kanalizime, kamionët largojnë ujërat e zeza çdo ditë

Rekomandime

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arabe që ka kushtuar $1.5 miliardë për t’u ndërtuar, nuk është e lidhur me sistemin e kanalizimeve të Dubait kështu që çdo ditë skuadra me kamionë duhet të largojnë ujërat e zeza nga depozitat e saj.

Dubai është një nga vendet më luksoze, madje metropoli i shkretëtirës mban dhe ndërtesën më të lartë të botës.
Ndërtesa e xhamtë arrin në rreth 830 metra lartësi, por për fat të keq nuk ka një sistem kanalizimi të ujërave të zeza.

- Advertisement -

Kështu që çdo ditë skuadra me kamionë vërshojnë drejt kullës së shkëlqyeshme për të mbledhur yjërat e zeza të cilat i largojnë jashtë qytetit.

E përditshmja britanike Daily Star shkruan se është e çuditshme që dikush të shpenzojë kaq shumë për një qiellgërvishtës pa u siguruar që të ketë sistemin e saj të largimit të ujërave të zeza.

Po siç rezulton nga investigimi, Burj Khalifa nuk është e vetmja me këtë lloj organizimi.

- Advertisement -

Kur ndërtesa përfundoi në viti 2008, Dubai ishte ende në mes të krizës ekonomike dhe u vendos se shtimi saj në sistemin e mbingarkuar të kanalizimeve të qytetit, ishte një shpenzim i kotë parash.

Prandaj ndërtuesit menduan se largimi i mbetjeve çdo ditë me kamionë ishte më i leverdisshëm sesa përmirësimet e sistemit të kanalizimeve të qytetit.

- Advertisement -

Por rreth 35,000 rezidentët e kullës mund të prodhojnë deri në 15 ton ujëra të zeza në ditë, prandaj kanë nisur planet për integrimin e saj në sistemin e kanalizimeve të qytetit, të cilat përfundojnë në 2025.

Kështu që herën tjetër kur të vizitoni Burj Khalifa, bëni kujdes për karvanin e kamionëve portokalli dhe mbylli dritaret e dhomës pasi mund të keni surpriza të pakëndshme aromatike, shkruan satirikja britanike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit