21.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti në Durrës, Pandeli Majko i ndaloi me një urdhër në 1999-ën

Rekomandime

Në reportazhin e tij në Durrës, aty ku tërmeti vdekjeprurës shkaktoi 47 viktima, mes tyre familje të tëra të shuara pasi pallati, apo vila si në rastin e familjes Lala me vetëm një të mbijetuar deri më tani dhe të fundit në kërkim, iu dhemb mbi kokë.

- Advertisement -

Mes lëkundjeve dhe dridhjeve të tokës që vazhdojnë, sipas sizmiologëve një fenomen krejt normal që nuk ka nevojë për panik, debate është fokusuar tek ndërtimet. Pse u lejuan? Pse sizmiologët nuk folën? Pse u ndërtuan pranë bregut të detit, e në zonat ku në themele nuk ka bazament, tokë, por ka rënë ku në disa raste pallatet janë zhytur me dy kate.

Nga zona pranë hotel Miramar, Palma pranë bregut të detit, Blendi Fevziu tha se Pandeli Majko dikur ka lëshuar një urdhër që të mos ndërtohet asnjë godinë apo pallat në zonat pranë kënetës për shkak të rrezikut dhe urdhëroi shembjen e atyre ekzistuese. Ky urdhër i Pandeli Majkos u rmos në vitin 1999, ku ishte kryeministër i Shqipërisë, në vitet 1998, 1999 dhe 2002.

Por pas kësaj periudhe, ndërtimet dhe rindërtimet nuk patën të ndalur. Ja çfarë tha Blendi Fevziu: Pas viteve ‘99, që Pandeli Majko, ish kryeministër pati dhënë urdhër që të mos ndërtohet, këtu shihen godinat shumë pranë njëra tjetrës. Janë ndërtuar e rindërtuar, nga pesë deri në tetë kate mbi rërë. Këtu është zona ndër më të dëmtuarat. Rëra, lagështia dhe kripa e detit që krijon një lloj erozioni shkakton shkatërrimin e kolonave. Kush i dha këto leje? A ishin të ligjshme? A u bë vlerësimi nga inxhinierët?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit