Pothuajse asnjëherë nuk keni dëgjuar që një ndeshje e Premier Leagues, që llogaritet si kampionati më i fortë në botë, të ndërpritet për shkak të energjisë elektrike. E kjo ndodhi sonte.
Ndeshja mes Watford dhe Norwich është ndërprerë përkohësisht në minutën e 60-të për shkak se disa prej reflektorëve të stadiumit nuk punonin.
- Advertisement -
Pavarësisht përpjekjeve për ta kthyer energjinë në reflektorët që ndaluan, deri tani nuk ka pasur zgjidhje.
Norwichi është në epërsi 0:3.
Milot Rashica ka startuar nga fillimi.