8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ndihma e BE’së për Kosovën: Nesër dorëzohen 6 mijë teste dhe mjete të tjera ndaj koronavirusit

Rekomandime

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka bërë të ditur se që nga nesër vendi ynë do të merr gjashtë mijë komplete testimi për koronavirus, shtretër spitalorë, 67 mijë maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Siç kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e BE’së në Prishtinë, ky donacion i BE’së do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë nesër, më 2 korrik 2020.

“Nesër, Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Vlera e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro si pjesë e ndihmës së BE’së për Kosovën.

- Advertisement -

“Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë. Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS)”, thuhet tutje në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit