Kryeministri i vendit, Albin Kurti është angazhuar që t’ia rrisë ndjekësit në rrjetin social Twitter kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.
Kurti ka etiketuar profilin e Vitisë duke u bërë apel qytetarëve që ta ndjekin atë në rrjetin social.
“Të dashur qytetarë, tani mund të ndiqni kryetarin e ardhshëm të Prishtinës: ArbenVitia. Ai ka qenë pas shumë sukseseve tona, është koha që të jemi së bashku për suksesin e tij, për Prishtinë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të zhvilluar”, ka shkruar Kurti.
Të dashur qytetarë, tani mund të ndiqni kryetarin e ardhshëm të Prishtinës: @arbenvitia
Ai ka qenë pas shumë sukseseve tona, është koha që të jemi së bashku për suksesin e tij, për Prishtinë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të zhvilluar. #bashkëqeverisim #144
— Albin Kurti (@albinkurti) October 12, 2021