0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ndihmuan Putinin për të fshehur miliona, dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër

Rekomandime

Katër bankiere akuzohen se kanë ndihmuar presidentin rus, Vladimir Putin për të fshehur miliona franga.

Burrat, të cilët kishin pozicione të larta në degën zvicerane të Gazprombank të Rusisë, akuzohen se kanë ndihmuar Sergei Roldugin, një mik i ngushtë i presidentit rus i cili është përshkruar si “portofoli i Putinit”, për të lëvizur miliona përmes llogarive bankre zvicerane.

- Advertisement -

Burrat, tre rusë dhe një shtetas zviceran që nuk mund të identifikohet, nën kufizimet zvicerane të raportimit u paraqitën në gjykatën e qarkut të Cyrihut të mërkurën.

Ata i mohuan akuzat. Roldugin, kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Maria, thuhet se ka vendosur 50 milionë dollarë në llogaritë zvicerane midis 2014 dhe 2016, pa asnjë shpjegim të besueshëm se nga kishin ardhur paratë.

Ai gjithashtu dyshohet se kishte planifikuar të kalonte më shumë se 10 milionë dollarë në vit në llogaritë zvicerane përmes një rrjeti kompleks kompanish.

- Advertisement -

/abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit