8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Refuzimi i Kurtit për të dalë në debat, reagojnë nga PSD: E rrezikshme

Rekomandime

Nga Partia Socialdemokrate e Kosovës i kanë reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti i cili refuzoi debatin me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se ky refuzim i Kurtit ushqen një precedent shumë të rrezishëm sa i përket të vërtetës politike dhe mendimit politik.

- Advertisement -

“Me këtë pozicion ai lë për të kuptuar që ai po vetmjaftohet me projektin e tij politik dhe si i tillë ai paraqet të vërtetat absolute për çështjet shoqërore, ani pse një vit kohë prej që ka përfunduar fushata e kaluar, është kohë e konsiderushme që do të duhej t’i shërbente për t’i avancuar qëndrimet e tija dhe jo t’i konzervoj ato në dogma të pakontestueshme”, ka shkruar Kuçi.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kurtit të dalë në emisione e ushqen një precedent shumë ta rrezikshëm në raport me zhvillimin dhe përhapjen e të “vërtetës” politike si dhe të progresit të mendimit politik.Me këtë pozicion ai lë për të kuptuar që ai po vetmjaftohet me projektin e tij politik dhe si i tillë ai paraqet të vërtetat absolute për çështjet shoqërore, ani pse një vit kohë prej që ka përfunduar fushata e kaluar, është kohë e konsiderushme që do të duhej t’i shërbente për t’i avancuar qëndrimet e tija dhe jo t’i konzervoj ato në dogma të pakontestueshme.

- Advertisement -

Idetë politike duhet t’i nënshtrohen riegzaminimit të vazhdueshëm, vetëm në këtë mënyrë ato reflektojnë nevojën për progresin shoqëror dhe krijojnë hapësirë për përfshirjen e perspektivave të padëgjuara që në të shumtën e rasteve janë perspektiva të grupeve të nëpërkëmbura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit