19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ndizet alarmi i rëndë për Kosovën: Ja prapaskena e planit Thaçi-Vuçiq

Rekomandime

“Tani kanë filluar të dalin në sipërfaqe të gjitha përpjekjet e gjata dhe investimet astronomike për ndarjen e Kosovës, të avancuara këtyre viteve të fundit nga Aleksandër Vuqiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, që një pjesë e madhe e rëndësishme diplomacisë botërore të binden për projektin e tyre të fshehtë të arritjes së marrëveshjes përmes, ndarjes, shkëmbimit të territoreve”, tha Zeqa.

Diplomati amerikan, ish ambasadori i ShBA-sa në disa shtete ta rajonit, Christopher Hill, i cili po merr pjesë në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore në Tiranë, ka folur edhe për procesin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe nevojën e arritjes së një marrëveshje për njohje dhe normalizim të raporteve ndër fqinjësore.

- Advertisement -

Por Hill ka shprehur shqetësimin e thellë rreth projektit për shkëmbim të territoreve, i cili tanimë është një sekret publik për të cilin janë akorduar parimisht, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiq.

Diplomati Hill ka thënë se kjo është çështje që iu takon palëve të vendosin se si do të arrijnë marrëveshjen, por se opsioni i korrigjimit të kufijve, mundë të jetë një ide e rrezikshme.

Rregullimet e kufijve janë një lëndë shumë e rëndësishme dhe me goxha peshë.

- Advertisement -

Nuk mund të bëhen pa një njohuri shumë të madhe dhe të mirë sa i përket këtyre kufijve dhe për të parë si ndihen njerëzit për këtë.

Këto janë tema që nuk lidhen me rishikimin ose hartimin e një buxheti vjetor, por për një të ardhme shumë më afatgjate…

- Advertisement -

Duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për këto gjëra. Mund të duken se gjëja e duhur, por asnjëherë unë nuk do të nxitohesha për gjëra të tilla.

Një gjë tjetër është që ka dallime midis vendeve që njerëzit besojnë që do të zgjidhen me shkëmbim kufijsh. Këto dallime shkojnë më thellë se kaq…nuk jam kundër, e kuptoj pse po diskutohet, por duhet të bëhet me më shumë kujdes”, citohet të ketë thënë Hill në Tiranë, në Samitin e paqes të Evropës Juglindore.

E për këtë alarm të ndezur nga diplomati amerikan, ka folur analisti politik, Florim Zeqa.

Sipas Zeqës, situata e aktit të kryer të ndarjes së veriut e ka zanafillën e vetë në fund të luftës, me ndërhyrjen e forcave paqësore ndërkombëtare në Kosovë, duke mbetur veriu i Kosovës si zonë e konfliktit të ngrirë, situatë që e kanë fshehur nga opinioni publik politikanët e mjerë të Kosovës për interesat e tyre karrieriste e personale.

Florim Zeqa

Deri në qershorin e vitit 1999, Kosova është trajtuar si tërësi territoriale e pandarë.

Ishin forcat e ashtuquajtura “paqësore” ruso-franceze që shkaktuan ndarjen territoriale të Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve.

Nga ajo kohë e deri më sot, nga bashkësia ndërkombëtare, pjesa veriore e Kosovës është trajtuar si “ex territorialitet” i Kosovës, i kontrolluar nga Serbia.

Edhe pse politikanët e mjerë kosovarë nuk e pranojnë një fakt të tillë, nga pas lufta e deri më sot, Serbia e ka ruajtur ndikimin e saj dhe ka ushtruar juridiksionin politik në atë pjesë, duke filluar nga organizimi i pa varur i sistemit arsimor sipas planprogrameve serbe, sistemin shëndetësor, kulturor e sportiv të ndarë nga Kosova, organizimin e zgjedhjeve, investimet e pa penguara dhe futjen e të gjitha mallrave të pa doganuara nga Serbia”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo sipas tij, tash kur kanë filluar bisedimet serioze për marrëveshje, po zbardhet i gjithë skenari, madje edhe angazhimi për t’i dhënë formë legale ndarjes si proces i vendosur në qershorin e vitit 1999.

Tani kanë filluar të dalin në sipërfaqe të gjitha përpjekjet e gjata dhe investimet astronomike për ndarjen e Kosovës, të avancuara këtyre viteve të fundit nga Aleksandër Vuqiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, që një pjesë e madhe e rëndësishme diplomacisë botërore të binden për projektin e tyre të fshehtë të arritjes së marrëveshjes përmes, ndarjes, shkëmbimit të territoreve”, tha analisti Zeqa.

Sipas tij, edhe pse nuk e thonë hapur, një ide të tillë janë duke e mbështetur në prapaskenë edhe disa nga shtetet më të fuqishme në botë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, opsionin e ndarjes e pranoi hapur si alternativë të mundshme kompromisi, diplomati amerikan, ish ambasadori i SHBA-sa në disa shtete të rajonit, Christopher Hill, në Tiranë, në Samitin e paqes të Evropës Juglindore, i cili jo vetëm që nuk është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por ka kërkuar që kjo çështje ta trajtohet me kujdes pasi mund të prodhojë pasoja afatgjatë për rajonin”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, tani Kosova ndodhet në momentin më kritik dhe më të rëndësishëm historik, të ruajtjes së karakterit unitar të shtetit dhe ndarjes etnike territoriale që minon pavarësinë e shtetit.

Shihet qartë se ndarësit faktik të Kosovës, dëshirojnë që sa më parë ta përfundojnë misionin e tyre “paqësorë” për ndarjen edhe “De jure” të Kosovës dhe për t’i dhënë fund, siç thonë ata, të një konflikti të gjatë serbo-shqiptar në Ballkan.

Mirëpo, zgjidhja e njëanshme ndërkombëtare e problemit, duke e shpërblyer Serbinë me territor që bartë me vete pasuritë më të çmuara të Kosovës në njërën anë dhe në tjetrën, të decentralizimit etnik nga brenda, përveçse e pa drejtë, e gjymton dhe pamundëson funksionimin e mëtutjeshëm të Kosovës si shtet sovran. Pra, një ndarje e tillë, nënkupton ndarje të Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila pashmangshëm do e çon pjesën e mbetur të Kosovës drejt bashkimit me Shqipërinë, gjegjësisht zhbërjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit