2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndizet alarmi për Ballkanin/ “Viktima e parë Bosnja…” Kjo është strategjia e Putinit dhe Vuçiqit

Rekomandime

Në një analizë të publikuar ditë më parë, njohësi i zhvillimeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit luftën e ardhshme ballkanike.

- Advertisement -

Sipas Bugajskit, Serbia është peng i Rusisë në Ballkan dhe se kjo e fundit mund të përdorë serbët për të nisur një luftë të re me fqinjët e saj për të rritur ndikimin ndërkombëtar.

“Në një shfaqje tjetër fuqie dhe një demonstrim të angazhimeve ushtarake të Kremlinit ndaj Beogradit, forcat e mbrojtjes ajrore ruse dhe serbe kryen stërvitje të përbashkëta në mes të tetorit, ku përfshiheshin avionët luftarakë MiG-29. Moska ka vendosur gjithashtu një bateri të sistemeve kundërajrore me rreze të shkurtër Pantsir-S në Serbi dhe deklaroi se ishte gati të shesë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore në Beograd. Duke qenë se fqinjët e Serbisë nuk posedojnë ndonjë forcë të konsiderueshme ajrore, manovrat synonin qartësisht si një sinjal për NATO-n se Rusia do të mbrojë aleatin e saj kyç ballkanik në rast të një lufte rajonale. Edhe terreni propagandistik po përgatitet për konflikt. Beogradi dhe Moska akuzojnë qeverinë e Kosovës se po kërcënon të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe. Një tregim i ngjashëm mund të përdoret kundër qeverisë boshnjake për të justifikuar luftën”, ka shkruar ndër tjerash Bugajski në analizën e tij.

Se rajoni i Ballkanit po rrezikohet nga një luftë e re, e thotë edhe profesor, doktor Enver Bytyçi, sipas të cilit historikisht Ballkani është destabilizuar nga luftrat që ka shkaktuar Serbia.

- Advertisement -

“Në vitin 1912 Serbia inicioi Aleancën Ballkanike gjoja për të luftuar kundër prezencës e Perandorisë Osmane në Europë, por në fakt për të zgjeruar territoret e saj, duke pushtuar Shqipërinë, Maqedoninë dhe mundësisht edhe Bosnjë-Hercegovinën. Ajo krijoi asokohe aleancë me Greqinë, Bullgarine dhe Malin e Zi. Ndërmjetës dhe kumbar i Luftës së Parë Ballkanike që përfshiu Kosovën dhe Sjqipërinë e Maqedoninë ishte Rusia. Cari rus Nikolai II ishte ndërmjetësues sidomos në marrëveshjen midis Serbisë dhe Bullgarisë, me të cilën bullgarët u tradhtuan dhe për këtë arsye nisi Lufta e Dytë Ballkanike. Më vonë serbët nuk mundën të nisin ndonjë luftë të re. Por u bënë më të kujdesshëm, sepse tashmë futën në kufijtë e saj atë që dëshironin. Vendosën sovranitet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë e Vojvodinë pas Luftës së Parë Botërore. Në fund të shekullit serbët nisën Luftën tjetër Ballkanike. Tashmë me Miloshevicin. Qëllimi ishte të ruanin sundimin e tyre ishte ruajtja e sundimit serb në territoret e fituara para e pas Luftës së Parë Botërore. Pra, Beogradi luftoi për botën serbe”, thotë profesor Bytyçi.

Alarm për të gjithë

- Advertisement -

Sipas tij, paralajmërimi i Janusz Bugajskit se Rusia po përgadit përgatit një luftë të re ballkanike, është një alarm për të gjithë.

“Ka disa muaj që ka rilindur doktrina e luftës me emrin “Bota serbe“! Infrastruktura gjithashtu është ngritur për këtë. Serbia është forcuar nga pikëpamja ushtarake. Nëse Bill Clinton më 24 mars 1999 e motivoi sulmin e NATO-s kundër Serbisë me nevojën e çmilitarizimit të saj, pra të dobësimit të saj ushtarak, sot, pas gati 23 vitesh shohim se Serbia është bërë reezik për fqinjët e saj ballkanikë. Bugajski thotë se Beogradi po përgatit një luftë të re ballkanike. Gjithkush duhet ta marrë seriozisht këtë deklaratë. Sepse Serbia jo vetëm është forcuar nga pikëpamja ushtarake, por edhe ka forcuar lidhjet me sponsorin e luftrave të saj, Rusinë e Vladimir Putin”, shprehet Bytyçi.

Ai thotë se qendrat serbo-ruse në Nish dhe në kufi më Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën, po zhvillojnë veprimtari diversive të intensifikuar për destabilizim.

“Pjesmarrja e ambasadorit rus në demonstrimin ushtarak të Serbisë në kufi me Kosovën shtatorin e kaluar është provë e këtyre lidhjeve destabilizuese. Të gjithë e dimë se Moska ka interes jetik destabilizimin e Ballkanit me qëllim që të rrisë dhe përjetësojë ndikimin influencën dhe praninë e saj në këtë rajon. Prandaj dhe nxit vazhdimisht konflikte midis Serbisë dhe popujve e shteteve të tjera në rajon. Duket se edhe kësaj radhe Bosnjë-Hercegovina do të jetë viktima e parë e agresionit serb. Do të maskohet si “luftë civile” midis etnivë në këtë vend. Por në fakt është luftë e serbëve për territore. Pastaj vjen në radhë Kosova dhe më vonë edhe Mali i Zi e Maqedonia. Pikërisht shtetet që ajo i mori nën sundim në gjysmën e dytë të shekullit XX, Serbia kërkon t’i rikthejë këto kohë përsëri nën sundimin e saj”, thekson profesor, doktor Enver Bytyçi.

Stategjia e Putinit dhe Vuçiqit

“Eshtë e njëjta strategji si ajo e Kremlinit. Presidenti Putin e konsideron si katastrofë të Rusisë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Edhe Aleksandër Vuçiq e quan katastrofë për Serbinë shpërbërjen e Jugosllavisë. Prandaj Beogradi kërkon të krijojë Jugosllavinë e re me emra të rinj si Open Balkani, Minishengeni etj. Duke parë se kjo strategji nuk po funksionon, Serbia po përgatitet për luftë dhe destabilizim të rajonit. E bën këtë edhe si strategji, edhe si taktikë. Taktikisht kërkon të ushtrojë presion që Europa dhe SHBA ta pranojnë konceptin serb të krijimit të Jugosllavisë së Re përmes Open Balkan. Nga pikëpamja strategjike kërkon që të futë në konflikt serbët e Bosnjës me muslimanët dhe kroatët e kësaj federate. Dhe prej këtej të inicojë pastaj zingjirin e konflikteve në të gjithë rajonin”, shpjegon më tej Bytyçi.

Për fund, Bytyçi deklaron se vendimi i Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 milionë eurove për Ushtrinë e Kosovës, është një vendim i rënndësishëm në situatën në të cilen ndodhet Ballkani.

“Ne shqiptarët duhet të jemi të kujdeshshëm dhe të përgatitur. Vendimi i qeverisë së Kosovës për të investuar 100 milionë euro për ushtrinë është i mirëseardhur. Por Shqipëria po fle. Madje po duket se kësaj radhe do të jetë aleate e Serbisë., kur në të gjitha luftrat e mëparshme ishte viktimë e saj”, përfundon profesor doktor Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit