7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoti ia kthen Nusrete Kumnovës: Të pagjeturit, e kemi kushtëzuar Serbinë për marrëveshjen finale

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ia ka kthyer Nysretes Kumnovës, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, duke thënë se tema e të pagjeturve është e kushtëzuar me marrëveshjen përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan IndeksOnline.

Kumnova në seancën e veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Vik,timave të Kr.imeve të Gje.nocidit dhe Parandalimit të Kr.imit pati thënë: “Kryeministri dhe zëvëndëskryeministri refuzuan të votojnë ligjin, duke u arsyetuar se është kohë pandemie”.

- Advertisement -

E Hoti tha se tema e të të pagjeturve është tema e parë që do të trajtohet në dialogun me Serbinë.

Mendoj për çështjen e të të pagjeturve në mënyrën më të mirë, më te strukturuar ndonjëherë është bërë në këtë Qeveri.

Për para se me shku në procesin e dialogut, në takimin e parë që e kam pas me shoqatën e këtyre familjarëve është tema e parë që do të kemi aty, temën e parë që do të shtrojmë aty është e kushtëzuar me krejt marrëveshjen përfundimtare adresimi i kësaj çështjeje dhe unë jam i kënaqur me këtë që kemi arritur”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit