8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Çoni prej varri ata që u vr anë”, fjalë të rënda mes deputetëve të LDK-së e PDK-së

Rekomandime

Deputetja Marigona Geci ka insituar të flasë për vr.asjet në Kosovë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo sot tha se vetëm në Kosovë vr.asësi dhe vik tima mund të jenë heronj njëkohësisht. Geci tha se i ka pritur ofendimet ndaj saj, ndërsa e përmendi edhe familjen Jashari.

- Advertisement -

Ju po e shani familjen Jashari që nuk po mendon njëjtë si ju, po e shani djalin e Hamëz Jasharit, e nuk po e shani e Gani Gecit.

Vetëm në këtë vend, urdhërdhënësi i vr.asjeve është hero dhe vik.tima është hero.

Vetëm në këtë vend hero është Shaban Polluzha dhe vr.asësi i tij, Fadil Hoxha.

- Advertisement -

Vetëm në këtë vend është hero Haki Imeri dhe urdhërdhënësi për vr.asjen e tij. Urdhërdhënësit dhe vik.timat janë heronj”, tha Geci.

“Prandaj, unë nuk ia vlen me u marrë me juve.

- Advertisement -

Çoni prej varri ata të cilët u vr.anë që ne të mos merremi me ata që na vr.anë”, tha ajo.

Gecit i replikoi deputeti i PDK-së, Fadil Nura, i cili i quajti shpifje dhe trillime pretendimet e deputetes së LDK-së.

Ka ardhë dita që t’i demaskojmë shpifjet dhe trillimet me fakte dhe me fuqinë e së vërtetës, ashtu siç e kemi demasku kolegun tuaj bashkëpartiak i cili sot sorollatet në vendet e dyta dhe të treta.

E di besoj për kë e kam fjalën”, tha Nura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit