2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ndizet situata në Ballkan: Serbia rrxon avionin Mig 29 bullgar

Rekomandime

Një skandal i madh ka shpërthyer në mediat bullgare, ku është akuzuar ushtria serbe se ka rrëzuar një avion Mig 29 Bullgar, gjatë një stërvitje në Detin e Zi.

- Advertisement -

Piloti i Forcave Ajrore bullgare majori Valentin Terziev, humbi jetën më 9 qershor, e për këtë rast ka nisur një hetim.

Për mbi dy javë, incdenti u mbajt në heshtje dhe Qeveritë e dy vendeve nuk treguan asgjë mbi ngjarjen.

Gazetari bullgar Grigor Lilov, ka publikuar një investigim në agjencinë BIRN, ku thekson se avioni u rrxua nga rak ta serbe S 125, e cila është hedhur pa një llogaritje të qartë.

- Advertisement -

Lajmi erdhi 24 orë pas vendimit të Sofjes për të bllokuar hapjen e Konferencës Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, ku u ndëshkua dhe Shqipëria.

Siç bëri të televizioni serb B92 si dhe Radio ‘Bullgaria’, hetuesit kanë arritur të marrin nga thellësitë e Detit të Zi, kutinë e zezë të avionit MiG-29.

- Advertisement -

Avioni u zhduk në det afër qytetit Shablla, gjatë një stërvitjeje të përbashkët, natën e 9 Qershorit.

Megjithëse kutia e zezë ka qenë në ujë për një kohë të gjatë, ka shpresë se ajo nuk është dëmtuar në mënyrë kritike, thekson Radio ‘Bullgaria’.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar shkrimin e Birn.

“Nuk ka asnjë mundësi që raketa jonë S-125 Neva të ketë rrxu avionin. Është skandaloze që ky argument po përdoret si ushqim për zgjedhjet parlamentare të Korrikut në Bullgari”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe.

Në fakt, në poligonin “Shablla”, ku u zhvillua stërvitja e përbashkët, janë lëshuar raketat e instaluara të ushtrisë serbe, pasi ka qenë pjesë e planit ushtarak.

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Georgi Panajotov, deklaroi se “Fatkeqësisht, ne humbëm një pilot me përvojë. Hetimet po zhvillohen intensivisht për të gjetur shkaqet”. Ministri sqaroi se ka propozime për ndihmë nga vendet aleate.

Piloti ishte shef i Shtabit të një skuadriljeje nga baza ajrore “Graf Ignatievo”. Ai është dekoruar shumë herë gjatë viteve të kaluara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit