Duket jo e zakonshme por një qytetar nga komuna e Pejës ka vendosur të shes kulmin e shtëpisë.
Pejani e ka nxjerrë në shitje kulmin 10 me 9 metra për 350 euro.
Ai në një faqe në Facebook për shitblerje ka njoftuar se me këtë çmim shet tjegullat e shtëpisë së bashku me lëndët e tjera.
Gjithashtu ai ka njoftuar të gjithë ata që janë të interesuar se çmontimin e kulmit duhet ta bëjnë vet./Gazeta Infokus/