16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zeka: Edhe Kurti ka me kërku Thaçin, ai nuk ka gabuar kurrë në raport me Serbinë

Rekomandime

Analisti politik Milaim Zeka, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth non-paperit, duke thënë se tani edhe kryeministri Kurti do ta kërkojë Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Zeka, tha se në këto dokumente janë secila më të këqija se tjetra, e të kobshme për ardhmërinë e Kosovës.

Ai shtoi se Thaçi, jo që kishte negociuar me të gjithë, por edhe i kishte refuzuar ato, dhe kishte arritur të ketë mbështetje amerikane që Leposaviqi, Zubin Potoku, Leshaku të shkonin andej ku kanë qenë gjithmonë.

‘’ Hashim Thaçi, jo qe kishte negociuar te gjitha kobet e mundeshme per Kosoven, po i kishte refuzuar ato, dhe ne fund kishte arritur me marre garanci nderkombetare, dhe mbeshtetje amerikane qe Leshaku, Leposaviqi, dhe Zubin Potoku te shkonin andej kah kane qene gjithmone, pra me Serbi, ndersa te bashkohej Mitrovica, te merreshin fshatrat shqipetare, dhe te merrnin po aqe teritor nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci.

- Advertisement -

Gabimi me i madh politik i Hashim Thaçit ishte se keto ide i plasoi ne publik permes Baton Haxhiut dhe disa sateliteve ne Tirane, ne vend qe te flitej hapur per kete mundesi historike, edhe te mbrohej me çdo kusht ky variant’’, shkroi Zeka.

Zeka, tha se pavarësisht gabimeve që ka bërë Thaçi, ai nuk ka gabuar kurrë me Serbinë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

”Edhe Albin Kurti ka me kerku Hashim Thaçin

Po çarkullojne lloj-lloj propozimesh e dokumenta konfidencial rreth nje marreveshje perfundimtare me Serbine. Seicili ma i keq se tjetri per Kosoven. Seicili me i kobshem se tjetri, per ardhmerine e shtetit te Kosoves.

Dje, Infokusi publikoi nje dokument gjermano-francez, ku perpos Asociacionit te Komunave Serbe, po na del nje autonomi per Veriun e Kosoves, ku perfshine 17 perqind te teritorit te Kosoves. Vdekje per ne. Vdekje per se gjalli.

Hashim Thaçi, jo qe kishte negociuar te gjitha kobet e mundeshme per Kosoven, po i kishte refuzuar ato, dhe ne fund kishte arritur me marre garanci nderkombetare, dhe mbeshtetje amerikane qe Leshaku, Leposaviqi, dhe Zubin Potoku te shkonin andej kah kane qene gjithmone, pra me Serbi, ndersa te bashkohej Mitrovica, te merreshin fshatrat shqipetare, dhe te merrnin po aqe teritor nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci.

Gabimi me i madh politik i Hashim Thaçit ishte se keto ide i plasoi ne publik permes Baton Haxhiut dhe disa sateliteve ne Tirane, ne vend qe te flitej hapur per kete mundesi historike, edhe te mbrohej me çdo kusht ky variant.

Patriotat e shterrur ne tru, po sidomos ata te paguar nga Serbia dhe Rusia, e gozhduan Hashim Thaçin sikurse Jezu Krishtin. Filluan me sha e me felliqe ne te gjitha kanalet e mundeshme. Ata qe dje ishin kunder bombardimeve te NATO-s dhe Rambujese, sot ishin pro semundjes te pasherueshme te shtetit te Kosoves, i cili do vdes ngadal nga asociacioni, dhe autonomia serbe ne veri.

Mbane mend mire: Ka me ardhe nje dite qe te gjithe kemi me lyp Hashim Thaçin per dialog. Thaçi ka bere shume gabime ne politiken e brendeshme, po kurr nuk ka gabuar ne raport me Serbine dhe perendimin. Flasim. Kendej jemi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit