Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë befasuese për shumëkënd. Sigurisht edhe për ish-deputetin e PDK’së, Xhavit Halitin, i cili nuk do të mund të ulet më as në karrigen e nënkryetarit të Kuvendit e as në atë të deputetit të PDK’së, duke qenë se sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, ai nuk ka arritur që të bëhet deputet.
Megjithatë partia e drejtuar nga Kadri Veseli në Kuvend do të përfaqësohet nga gjithsejtë 25 deputetë, disa prej të cilëve do të jenë për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
- Advertisement -