Prishtina vazhdon të përballet me probleme të shumta, një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve është dyndja e madhe e veturave.
Derisa, veturat i shohim të parkuara vend e pa vend, duke bllokuar kështu pjesët të cilat janë të didikuara për kalimtarët, por edhe duke dëmtuar hapësirat gjelbëruese, përcjellë Indeksonline.
Përmes disa imazheve të publikuara nga Vrojtuesit e Lagjes, mund të shihni se si shoferë të pandërgjegjshëm, kanë parkuar veturat në shtegun e biçikletave, tek Rruga e Zagrepit.
Derisa, po bëhet apel që të reagojnë Inspekcioni dhe Policia e Kosovës.