Një femër ka raportuar se derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë në Korroticë të Epërme të Drenasit, janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe 580 € para të gatshme.
Vjedhja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00, transmeton DrenicaOnline.
Hajnat pasi e vodhën çantën janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.