1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ndryshimi i kufijve ende opsion në Ballkan: Serwer kritikon Administratën Biden

Rekomandime

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, një kritik i madh i ish administratës republikane Trump që shpesh kishte pretenduar se qasja e administratës së kaluar ishte e dëmshme dhe përkrahte hapur largimin e saj. Tani Serwer nuk po duket i kënaqur me qasjen e re të administratës së pas letrës që i ka dërguar Sekretari i Shtetit Amerikan Anthony Blinken, anëtarëve të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Letra e tij nuk ishte bindëse se eliminonte shkëputjen e entiteteve në Bosnje e Hercegovinë u ankua ai, transmeton Kosova ime.

Letra e Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken që po manovron me disa kriza botërore tani me një qasje me më pak agresivitet të dukshëm se administrata e kaluar amerikane, por kjo nuk e ka bindur Daniel Serwer që ngriti alarmin se po vazhdohet me pragmatizmin e administratës Trump.

- Advertisement -

Letra e Blinken adresonte ndryshimet kushtetuese dhe të ligjit zgjedhor në Bosnje e Hercegovinë.

“Ndoshta do të ketë më shumë ndërhyrje ruse në Ballkan. Ne e pamë se me sa vetëbesim promovonin në Mal të Zi alternativat atyre që duan të udhëheqin në baza jo etnike. Gjëra të ngjashme mund të bëjnë edhe në Bosnje e Hercegovinë. Pres që Rusia të vazhdoj të sfidoj Amerikanët. Kanë synim të krijojnë kaos, të bllokojnë gjëra të mira. Putin nuk ka qëllime të mira, me siguri do të provojnë të pengojnë përparimin e Bosnje e Hercegovinës drejt anëtarësimit në NATO” tha ai.

Serwer u ankua se nga letra e Blinken është e qartë se Amerikanët duan ndryshime në Bosnje e Hercegovinë. Por kishte mëdyshje se mund të punohet me liderët e tanishëm atje.

- Advertisement -

“Nuk jam i kënaqur me letrën. Duket sikur është adresuar udhëheqësisë aktuale. Nësee amerikanët duan reforma do të ju duhet të punojnë jo vetëm me Presidencën, premierët, kantone, por edhe me qytetarët e Bosnje e Hercegovinës. Nuk do të vijnë deri tek reformat kushtetuese në BeH me liderët e tanishëm. Dayton 2 është kodi për ndarjen e BeH. Në proces të reformës nuk mund të vihet në dyshim integriteti territorial dhe sovraniteti. Kjo është një përpjekje që të eliminohet ndarja si zgjidhje e Dodik, shkëputjes, bashkëngjitjes me Serbinë. Kjo është ajo kur thuhet se nuk do të ketë Dayton 2” tha Serwer për televizionin nga Sarajeva Face Tv.

Ai ankua se nuk beson se kjo letër e Blinken nënkupton se nuk do të ketë shkëputje të entiteteve.

- Advertisement -

Ai vazhdoi dhe kritikoi liderët në Bosnje e Hercegovinë, përfshi edhe Bakir Izetbegovic, nuk janë të përkushtuar për reforma demokratike liberale.

Serwer tha po ashtu se kjo do të shkaktoj probleme edhe mes Kosovës e Serbisë. Ai tha se i takon popullit të vendosin e ta thonë hapur se duan të shkojnë drejt Europës. Nganjëherë duhet dalë edhe në rrugë, të ketë një lëvizje masive që të arrini diçka, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit