8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, diasporës do t’i mundësohet të votojë në Ambasada dhe Konsullata!

Rekomandime

Plotësim-ndryshim i Ligjit për Zgjedhje pritet që të miratohet nga Qeveria e Republikës, që udhëhiqet nga Albin Kurti.

- Advertisement -

Me propozim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në Kryesinë e Kuvendit, është propozuar që ky ndryshim i Ligjit të kalojë në ekzkeutiv.

Ndonëse nuk është miratuar në mbledhjen e orës 16:00, qeveria Kurti pritet që të njëjtën ta bëj pas një debati që pritet të zhvillohet në Kuvend.

Mirëpo, çfarë parashikon ky plotësim i këtij ligji?.

- Advertisement -

Të mirat që do t’i sjellë janë lehtësimi i votimit të mërgatës tonë. Ata do të mund të votojnë nga shtetet përkatëse, ku jetojnë, përmes ambasadave dhje konsullatave të Kosovës.

Kësisoj, përmes kësaj, do të ruhet edhe mundësia e votimit me postë.

- Advertisement -

Ndryshe, partia e Albin Kurtit, Lëvizja “Vetëvendsoje”, një propozim të tillë e kishte e dhënë edhe vitin e kaluar, konkretisht me 19 nëntor.

“Bashkatdhetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ashtu si qytetarët e vendeve demokratike në Evropë. Të nderuar deputetë, ky projektligj i iniciuar nga deputetët e LVV-së ka për qëllim që t’i njohë dhe mundësojë mërgatës në pjesën aktive dhe institucionale në Kosovë me mundësinë që të votojnë sa më afër tyre”, ishte deklarata e LVV-së.

Edhe atë kohë, ky projektligj nuk kishte gjetur përkrahjen nga grupet tjera parlamentare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit