1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje ua mundëson 350 mijë serbëve të votojnë në Kosovë”

Rekomandime

Gazetari dhe analisti Valon Syla nëpërmjet një postimi në Facebook ka vënë në pah një rrezik të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Serbia pretendon që janë Kosovës jetojnë 350 mijë serbë të zhvendosur.

Syla më tutje shkruan se deri më tani ata nuk kanë pasur të drejtë vote, por me ndryshimin e këtij ligji një gjë e tillë iu mundësohet.

Lista Serbe, sipas kësaj logjike shkruan Syla i fiton 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

“Ky është ligji i Albin Kurtit. Ky qenka ndryshimi”, shkruan Syla.

Ky është postimi i tij:

- Advertisement -

Pretendimet e Serbisë janë që jashtë Kosovës jetojnë mbi 350 mijë serbë të zhvendosur (diaspora serbe). Deri më tash, ata nuk kanë pasur të drejtë vote, por me ligjin e ri u krijohet edhe atyre mekanizmi shtetëror dhe legjitimohen edhe 350 mije votues serbë për zgjedhje. Sipas kësaj logjike, Lista Serbe me këtë mundësi i fiton 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Plus edhe në Serbi munden me votu në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Ky eshtë ligji i Albin Kurtit.
Ky qenka ndryshimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit