7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë, kaq para tani kushton një litër naftë

Rekomandime

Edhe pse çmimet e derivateve të naftës në Kosovë ishin të ulëta gjatë pandemisë, ato tashmë kanë shënuar ngritje. Aktualisht në Kosovë çmimi i naftës sillet rreth 0.87 centë, kurse benzina 0.88 centë.

- Advertisement -

Në Shoqatën e Naftëtarëve kanë deklaruar se çmimet në Berza dhe nga organizata OPC po shënojnë rritje.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka pohuar prodhimet ndërkombëtare janë reduktuar dhe për këtë shkak po rriten çmimet e derivateve.

“ Aktualisht në Kosovë kemi çmime të ulëta në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo nafta në vend sillet me çmim prej 0.87 euro dhe benzina 0.88”, ka thënë Berjani.

- Advertisement -

Ndryshe prej që Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për masat mbrojtëse ndaj Koronavirusit, importi i derivateve ka rënë.
Për këtë ditë më parë ka raportuar FaktePlus ku pronarë të kompanive të derivateve kanë treguar humbjet e tyre gjatë kësaj kohe.

Vetëm për tre javë, HIB Petrol ka pësuar rënie të derivateve për 80 për qind ndërsa, Petrol Company ka pësuar rënie rreth 30 për qind.

- Advertisement -

Pronari i kompanisë HIB Petrol, Ibrahim Bucaliu, për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka treguar për rënien që ka pësuar kompania e tij.

“Sa i përket çmimit të naftës, është fakt që çmimi ka rënë por tani lëvizja është veç 20 për qind me situatën normale. 80 për qind kemi rënie të derivateve. Vetëm 20 për qind punohet dhe atë më shumë janë vetëm policia, ndihmat e shpejta, zjarrfikësit dhe disa prej tyre që në kohë të caktuar dalin. Shteti nuk ndërmerr asgjë, absolutisht. Me falimentimin e bizneseve, falimenton edhe shteti sepse bizneset janë ato që e mbajnë shtetin dhe buxhetin”, tregon Bucaliu për FaktePlus.

Bucaliu ka kritikuar edhe shtetin, duke thënë se për 40 vite që merret me biznes gjithnjë kanë llogaritur vetëm në forcat e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit