19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ndryshon moti, sot shi dhe borë

Rekomandime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë të premtes vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

- Advertisement -

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë në prishjen e ekuilibrit termik në të dy vlerat ekstreme.

Nga ana tjetër vranësirat të cilat gjenden për momentin mbi territorin tonë do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.

Dita e premte do të vazhdojë të mbetet me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11gradë Celsius.

- Advertisement -

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit