1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndryshon procedura për dhënien e termineve në Ambasadën Gjermane

Rekomandime

Ambasada Gjermane në Kosovë ka ndryshuar procedurën e termineve për viza.

Dhënia e termineve për viza do të ndryshojë duke filluar nda data 1 dhjetor. Terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

- Advertisement -

“Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

Për këtë nga data 01.12.2021 në orën 14:00 fillimisht do të hapet një listë e re e regjistrimeve për kërkesa për termine. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime gjatë gjithë kohës deri më 17.12.2021 në orën 12:00. Lista më pastaj nuk do të mbyllet, sikurse ka qenë rasti deri tani, kur është arritur një numër i caktuar i përgjithshëm i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista aktuale e regjistrimeve do të mbyllet më 17.12.2021 në orën 12:00 dhe nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në janar/fillim të shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Gazeta Express.

Detajet e hollësishme i gjeni duke klikuar në këtë LINK.

- Advertisement -

“Regjistrimet e personave, të cilët nuk marrin termin, fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termine në shkurt/fillim të marsit, është i nevojshëm një regjistrim i ri në janar. Ambasada do të njoftojë me kohë për periuhën e hapjes së listës së regjistrimit për janar. Në fund të janarit, personat e përzgjedhur me short do të marrin njofimin nga ambasada për ditën kur iu caktohet termini në shkurt/fillim të marsit”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit