19.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

A është Murat Jashari “plani B” i VV-së për president? Flet Vjosa Osmani

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila është kandidate për presidente, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentes në Kuvendin e Kosovës.

Osmani ka folur edhe për mundësinë që Murat Jashari të jetë njëri nga kandidatët për postin e presidentit.

- Advertisement -

Jeni duke me bërë pyetje për Vetëvendosje. Ne jemi marrë vesh që do të shkojmë me këtë kandidaturë. Plani A deri në ZH është kështu. Vullneti i qytetarëve është i pastër si kristali dhe është dëshmuar me 14 shkurt”, ka thënë Osmani në Kallxo Pernime.

Ajo e ka konfirmuar se nuk kanë biseduar me ndonjë parti për të parë se cili është qëndrimi i tyre karshi procesit të zgjedhjes së presidentit.

Ne nuk kemi biseduar me ndonjë parti specifike, por ne bashkëpunojmë më të gjitha partitë në Kuvend, për t’i mbrojtur institucionet.

- Advertisement -

Thirrja jonë për të gjithë është që për hir të stabilitetit institucional, të kontribuojnë. Se çfarë vote japin, ajo është çështje e tyre.

Secili deputet e di se Vjosa Osmani si presidente nuk i bën e as nuk i ka bërë kurrë dëm vendit të saj, por përkundrazi në bashkëpunim me të tjerët do ta çoj përpara.

- Advertisement -

Ne presim që secili deputet në mënyrë racionale të veproj në interes të Republikës, sepse edhe ashtu mundësi të tjera nuk ka.

Mundësia tjetër na çon në zgjedhje”, tha tutje ushtruesja e detyrës së presidentes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit