7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Osmani: S’ka kthim në LDK, vullneti qytetar e ka trasuar rrugën drejt presidencës

Rekomandime

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 14 shkurtit është përfolur shumë një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë, Vjosa Osmani ka folur në “Kallxo Përnime” në RTV Dukagjini, ku ka mohuar se do të rikthehet në LDK.

“Qytetarët e kanë përcaktuar rrugën time dhe nga ajo rrugë nuk devijoi asnjë moment.”

“Nuk ka kthim mbrapa, nuk është çështja e kthimit në LDK, është çështje e përcaktimit të vullnetit qytetarë dhe siç e kam dëshmuar në të kaluarën, edhe tash nuk e shkeli vullnetin qytetarë”, tha Osmani.

- Advertisement -

Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e listës së LVV-së së bashku me anëtarë të tjerë të listës “Guxo”.

Nga numrimi i votave të rregullta, LVV doli e para me 47%. Me votat e diasporës dhe ato me kusht, LVV po synon që të arrij shifrën e 51% të votave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit