23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Në bazë të një fotografie ish-ambasadori kosovar konkludon se Vuçiq eshtë prapa protestave

Rekomandime

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci ka publikuar një artikull ku shfaqet edhe fotografia e të birit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Danilos, me siç shkruan ai, organizatorin e protestave të sontshme pro-ruse në Beograd, Damjan Knezheviq.

Peci, ka konkluduar se kjo fotografi është një argument se prapa protestave që përkrahin agresionin rus, është presidenti i Serbisë Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

“Organizatori i protestës së sontme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq (Narodna Patrola) në këtë foton e artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin (biri i A. Vuçiqit). Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqëse e Lëvizjes “Zvetnici”, e njohur si shumë proruse”, ka shkruar Peci.

“Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se, Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste”, ka vazhduar ai.

Sipas Pecit, votimi i Serbisë pro-rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënoi agresionin rus, është bërë me qëllimin që Vuçiq të duket pro-perëndimor krahas ultra-nacionalistëve pro-rusë.

- Advertisement -

Sonte kanë shpërthyer protestat në Beograd, ku turma të dendura njerëzish kanë dalë për ta mbështetur Rusinë në kohën kur ka pushtuar Ukrainën, duke lëkundur themelet e paqes në Evropë dhe botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit