1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në Beograd preken pse askush nga Kosova nuk shprehu ngushëllime për Irinejn

Rekomandime

Pas infektimit me COVID-19 ka vdekur dje kryepopi i Kishës Ortodokse serbe, Irinej.

Vd,ekjen e tij e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Derisa ngushëllime për humbjen e Irinejt kanë shprehur ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey e presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

- Advertisement -

Lidhur me këtë një reagim i çuditshëm e joracional ka ardhur nga drejtoresha për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliç.

Ajo është shprehur e irritur se pse asnjë politikanë nga Kosova nuk ka shprehur ngushëllime për vd,ekjen e Irinejt i cili përgjatë gjithë jetës së tij ka folur dhe vepruar kundër shqiptarëve.

Sipas saj, një gjë e tillë dëshmon se serbët në Kosovë nuk trajtohen barabartë.

- Advertisement -

Për fat të keq, në 24 orët e fundit, asnjë zyrtar i Kosovës nuk shprehu ngushëllime për serbët e Kosovës, gjë që ne konsiderojmë se ata nuk po trajtohen barabartë dhe të drejtë”, ka thënë Miliç.

Miliç ndryshe njihet për retorikë dhe qëndrime të përafërta me ato të Aleksander Vuçiqit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit