-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Në ditën e Pavarësisë, Ish eprori i UÇK’së godet OVL-UÇK-në, Thaçin, Veselin e Ramushin

Rekomandime

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Pavarësia e Kosovës është siguruar me gjakun e dëshmorëve dhe nën drejtimin e komandantit legjendar Adem Jasharit.

Miftari në këtë shkrim, thotë se, ai nuk i takon veteranëve të rrejshëm që përfaqëson OVL-UÇK-ja, që sipas tij, janë lodra të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinaj.

Miftari thotë se, atë nuk e përfaqësojnë sabotuesit e luftës që nuk patën guxim gjatë luftës të kenë një armë në dorë.

- Advertisement -

Sponsored Links
You May Like
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë
Iuvenis
by Taboola
Reagimi i plotë:

Kosovë urime ditën e pavarësisë 14 vjetë shtet!

- Advertisement -

Pavarësia u sigurua me gjakun e dëshmorëve tanë nën drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Lavdi dëshmorëve të Kombit Shqiptar.

Urime të gjithe shqiptarëve dita e shtetësis të Kosovës e nderime për të gjithe kontribuesve si deshmorët, invalidët, luftëtarë të UÇK-së, të burgosurve politikë, qytetarët tanë që dhanë jetën, shëndetin për lirinë e Kosovës, unë nuk i takoj 30.000 luftëtarëve të rrejshëm të UÇK-së, e aq më pak mua nuk më përfaqëson as kurrë nuk më ka përfaqësuar e vetqujtura OVL, që në fakt janë vetëm lodra e kukulla GMBH të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt…!

Mu nuk më përfaqësojnë sabotuesit e luftës, ata që gjatë tërë luftës rrinin si turista dhe kurrë nuk patën guxim ta ken një armë në dorë as nuk shkrepën as edhe një plumb gjatë tërë luftës kundër farcave serbe, mua nuk më përfaqësojnë ata që ishin të rrezikshëm vetëm për bashkëkombasit e vet shqiptarëve ata që plagosnin vetën e kerkonin pastaj mjekim e ndihmë nga policia dhe spitalet Serbe duke deklaruar se ishin plagosë nga ushtarët e UÇK-së të cilët kishin dashur t’i vrisnin si pro Serb as nuk më perfaqësojnë ata që gjatë dhe pas luftës plaçkitnin me maska e pa maska, uzroponin, vjedhnin, vranin edhe dhunonin!

As nuk më përfaqësojnë fajdexhit, hajnat as disa gjenerala” të vetshpallur që gjatë luftës ishin fukare të këputur, por pas luftës u banen multi-milonera të njejtit i futën nëpër listat e luftëtarëve mbi 30 000 luftëtar të rrejshëm” duke plaçkitur parat e fondeve të luftës dhe duke plaçkitur pasurinë e shtetit të Kosovës, duke shkatërruar arsimin, ekonominë, sistemin e drejtësisë, shëndetësinë, bujqësinë!

Mu nuk më perfaqësojnë as profiterat, as hajnat e fajdexhit dhe nuk më perfaqësojnë as kriminelët e luftës dhe të pas luftës, edhe me vdek na krejt prap ju që privatizuat Kosovën dhe luftën kurrë nuk do të na përfaqësoni neve as edhe të vdekur!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit