1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Në djall Evropa”/Faton Kurti i reagon ashpër Ramës – zbulon qëllimin e tij kundër Kosovës

Rekomandime

Kritikat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës nuk kanë të ndalur.

Kësaj radhe, kryetari i partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti ka akuzuar ashpër kryeministrit shqiptar se po punon për dobësimin e Kosovës.

- Advertisement -

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Ramën për konferencës online me Vuçiqin, e ku këtë konferencë e shfrytëzoi presidenti serb për kërcënim ndaj Kosovës.

“Nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, Serbia do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, ka thënë ndër tjera në këtë konferencë Vuçiqi.

Reagimi i plotë i Kurtit:

- Advertisement -

RAMA PO LUAN ME FATIN E SHQIPTARËVE!

Edvin K. Rama “lideri botëror” nuk ka të ndalur!

- Advertisement -

Ndërsa nga Greqia sulmoi edhe njëherë Bashkimin Evropian “Në djall Evropa” tha!

As armiqtë më të mëdhenj të BE-së, siç janë Rusia dhe Serbia nuk janë aq të marrë si ky i paditur që të sulmojnë BE-në hapur.

Në anën tjetër sërish organizon konferencën on-line me Vuçiqin për ta shtyrë përpara marrëveshjen e Novi Sadit për formimin e Jugosllavisë së re “Minishengeni Ballkanik”.

Gjatë kësaj konference on-line Vuçiqi ka deklaruar publikisht: “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.

Rama nuk ka patur asnjë reagim duke e miratuar në heshtje këtë deklaratë shoviniste të Vuçiqit!

Qëllimi i këtij “piktori” është ta dobësojë Kosovën dhe ta dëmtojë rrugën Evropiane të Shqiptarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit