1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Në Francë fillon testimi klinik i ilaçeve kundër koronavirusit

Rekomandime

Ka filluar në Francë testimi klinik i trajtimeve eksperimentale për shërimin nga virusi Covid-19. Pritet që në këtë proces të përfshihen rreth 800 pacientë.

Njoftimi për fillimin e testimit klinik erdhi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Hulumtimeve Mjekësore, që do të jetë edhe organ koordinues i procesit.

- Advertisement -

Testimi është duke u udhëhequr nga Florence Ader, specialiste e sëmundjeve ngjitëse në një spital të qytetit Lyon. Ajo tha se në testim do të përfshihen disa lloje të substancave, përfshirë remdesivirin, lopinavirin dhe ritonavirin dhe hidroksiklorokinën.

Kjo e fundit është përbërës kryesor i ilaçit që është përdorur për ta luftuar malarien dhe gjendet në treg edhe tani, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Mjekja sqaroi se këto substanca janë pjesë e listës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për trajtime eksperimentale dhe u është dhënë status prioritar për t’u testuar dhe për t’u përdorur.

- Advertisement -

Spitalet që janë përfshirë në këtë hulumtim ndodhen në Lille, Nantes, Strasburg, Lyon dhe Paris. Në testime do të përfshihen edhe 3200 pacientë nga shtetet e tjera që janë prekur më së shumti nga virusi i ri.

Ndryshe, 647 persona kanë vdekur dhe mbi 16 mijë janë infektuar me koronavirus deri më tani në Francë. Për më tepër, 2200 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit