19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Në front ndaj pandemisë, këta janë pesë mjekët që humbën jetën prej Covidit

Rekomandime

Presidenti Thaçi nderon pesë mjekët, vdiqën nga COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrësI doli në ndihmë, cdo qytetari që kishte nevojë për trajtim mjekësor.Angazhimi i tij si mjek u kërkua më shumë kohëve të fundit, kur po trajtonte qytetarët e prekur me COVID-19.

- Advertisement -

Që nga dita e parë Dr. Ali Tolaj ishte përball luftës së ashpër me virusin korona, duke shërbyer në Spitalin e Gjakovës.Mirëpo përhapjes së vrullshme të virusit korona nuk i shpëtoi pa u prekur edhe vetë.Por, doktori Tolaj infektimit me virusin famkeq nuk arriti të shpëtoj.

E vec disa ditë më vonë, një mjek tjetër nga kjo komunë ishte në gjendje kritike pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.Derisa virusin po e luftonte tek të pacientët e tjerë, mjeku Kujtim Zarari ishte prekur edhe vetë.

Gjendja e tij ishte përkeqësur, dhe i njejti vdiq.Virusi korona kishte depërtuar edhe në QKMF-në e Gjonajt të Prizrenit.Këtu, kishte prekur specialistin e mjekësisë familjare, 56 vjeçarin Dr. Lulzim Kolgjeraj.E fatkeqësisht, mantel bardhi doktor Kolgjeraj pas komplikimeve shëndetësore nuk kishte arritur t’i shpëtoj virusit korona.Numri i rasteve po rritej cdo ditë, pasi që rastet e kontaktit kishin marr përmasa të zgjerimit anë e mban Kosovës.Kështu, në valen e rasteve të shumta me covid-19, ishte infektuar edhe mjeku internist e reumatologu doktor Sylejman Rexhepi. Ai kishte shërbyer në shtëpinë e shëndetit në Ferizaj, dhe në moshën 67 vjecare vdiq nga komplikimet me virusin koronaListës së doktorëve që nuk i shpëtuan Covid-19, është edhe doktor, Fadil Zuka.Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit