12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në Gjakovë mund ta lini veturën ku të doni, Policia nuk ka me çka t’ua marr

Rekomandime

Qytetarë të shumtë në Gjakovë janë në hall nga bllokimi i rrugëve të veturave që parkohen vend e pavende. Përkundër se lajmërojnë Policinë e Kosovës, qytetarët vazhdojnë të mbesin të bllokuar nga veturat e parkuara në vendet e ndalura, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

E gjithë kjo është duke ndodhur për shkak se Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës nuk ka asnjë kompani të kontraktuar për t’i larguar veturat që pengojnë qarkullimin e qytetarëve.

Qytetarë të shumtë të Komunës së Gjakovës, kanë lajmëruar rastin në Gazetën Sinjali të cilët thonë se përkundër thirrjeve dhe prezencës së policëve, përsëri mbesin të bllokuar nga shoferët e pandërgjegjshëm.

Ata thonë se policia i gjobit, por përsëri veturat mbesin aty, duke u penguar lëvizjen e lirë.

- Advertisement -

Të pyetur për këtë rast, Policia e Kosovës, konfirmon informacionet e qytetarëve se aktualisht nuk kanë ndonjë kompani që kryen bartjen e veturave që pengojnë qarkullimin e qytetarëve. Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka thënë një kontratë e tillë lidhjet nga komunat përkatëse, në këtë rast nga Komuna e Gjakovës.

“Policia e Kosovës nuk ka kontratë me asnjë kompani bartëse, në asnjë rajon, stacion apo komunë. Sipas praktikave të deritanishme, komunat përkatëse publikojnë shpallje për lidhje të kontratës për autobartëse dhe pas procedurave të tenderimit lidhin kontratë 1, 2 apo 4 vjeçare me kompaninë fituese”.

- Advertisement -

“Zakonisht në kontratë palët nënshkruese, përkatësisht komuna dhe kompania fituese, specifikojnë kriteret, çmimet dhe lokacionin e caktuar si parking për automjetet e ndaluara. Më pas, palët njoftojnë Policinë me nga një kopje të kontratës ndërsa në rastet kur kontrata nënshkruhet me më shumë se një kompani, Policia e Kosovës i përmbahet parimit të thirrjes apo angazhimit të kompanive sipas radhës, me qëllim mundësimin e angazhimit të barabartë të të gjitha kompanive” thuhet në përgjigjjen e Podrimajt.

Më tutje ajo ka thënë se sipas informatave të saj, Komuna e Gjakovës është në përfundim të dhënies së këtij tenderi.

“Sipas informatave që kemi nga Komuna e Gjakovës, kjo procedurë tani më është në përfundim e sipër por se zyrtarisht ende nuk jemi njoftuar lidhur me kompaninë/kompanitë fituese”, thuhet më tutje në përgjigje.

Gazeta Sinjali ka provuar të marr një përgjigje nga Komuna e Gjakovës, por përkundër se ka pritur disa ditë, kjo komunë nuk qenë në gjendje që të përgjigjet për këtë rast.

Përderisa Komuna e Gjakovës vazhdon të jetë e mbyllur për gazetarët, Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, vazhdon ta pres kompaninë fituese që do të angazhohet për bartjen e veturave. Ndërsa, qytetarët e kësaj komune mbesin nën mëshirën e shoferëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit