8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Në gjendje të dehur kosovarët bënë ‘kërdi’ në familje natën e Vitit të Ri

Rekomandime

Në ndikimin e alkoolit shumë persona kryen dhunë fizike gjatë natës së ndërrimit të moteve në Kosovë. Sipas policisë së Kosovës janë dhjetëra raste ku kosovarët, kryesisht, gratë, raportuan se burrat në gjendje të dehur i sulmuan fizikisht e psiqikisht ato dhe anëtarët e tjerë të familjes.

- Advertisement -

Një femër nga Fushë Kosova. Pak minuta pas mesnatës së ndërrimit të moteve, ka raportuar në polici se i dashuri i saj në ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht atë si dhe ia ka demoluar shtëpinë.

“Fushë Kosovë 01.01.2020 00:05. Ankuesja femër K/Rome, ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull K/Ashkali, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht si dhe e ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtjë”, deklarojnë nga policia.

Edhe në Gjilan burri i dehur në orën 05 të mëngjesit të një janarit e ka rrahur gruan dhe djalin e tij.

- Advertisement -

“Gjilan 01.01.2020-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij-viktimave mashkull përkatësisht femër K/Shqiptare. Viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thonë nga policia.

Ndërkohë, në Pejë, një person po ashtu i dehur, e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

- Advertisement -

“Pejë 01.01.2020-01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar vëllain e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në ndalim policor”, njoftojnë policia.

Dhunë derisa ishin në ndikimin e alkoolit kanë bërë edhe disa serb në Leposaviq. Ata madje i kanë sulmuar edhe zyrtarët policor.

“Leposaviq 01.01.2020-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) në një lokal-kafiteri ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe po ashtu nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor, duke i sulmuar të njëjtit prej të cilëve njërit i ka shkaktuar lëndime. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në sqarimet që Policia e Kosovës i ka dhënë në raportin e saj 24-orësh.

Tutje, sipas policisë, në 24-orët e fundit janë arrestuar dhjetë persona. Prej tyre katër janë dërguar në mbajtje si dhe tre të tjerë në ndalim policor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit