4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Në Hagë duhet të jenë Aleksandar Vuçiq e Ivica Daçiq”

Rekomandime

Kosova nuk duhet të gjykohet për kr.imet e Luftës, është Serbia ajo që duhet të jap llogari për gjenocidin e kryer në Kosovë. Në fund të fundit, Thaçi, Veseli dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, do të lirohen, do të vërtetohet drejtësia.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress politologu bullgar Anton Panchev.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo është një padrejtësi që po i bëhet Iuftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kritika ka adresuar për bashkësinë ndërkombëtare për qasjen e këtyre të fundit karshi Kosovës dhe Serbisë.

Kritika ka adresuar për bashkësinë ndërkombëtare për qasjen e këtyre të fundit karshi Kosovës dhe Serbisë. Për këtë kërkon që t’i bëhet më shumë presion Serbisë, në mënyrë që të jap llogari për kr.imet e kryera në Kosovë.

- Advertisement -

Albanologu dhe politologu bullgar, Anton Panchev për KP i quan të rënda ngjarjet e fundit në Kosovë, nga Specialja.

Janë ngjarje të rënda, i kemi pritur për fat të keq. Por duhet të themi se ne në Bullgari e dimë të vërtetën. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kundër shqiptarëve të Kosovës, edhe në vitet 90-ta, në fund të dekadës së kaluar, por edhe gjatë shekullit XX.

- Advertisement -

Në pranverën e vitit 1999, pikërisht burime bullgare kishin zbuluar planin serb për spastrimin e shqiptarëve të Kosovës, për gjenocidin mbi ta.

Këto ngjarje janë të rënda dhe duhet të themi se tani për tani, Beogradi ka një̈ lloj suksesi me propagandën e tij kundër shqiptarëve”, thotë ai.

Tutje, Panchev thotë se në Hagë duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë, të cilët dikur ishin persona të afërt me kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Unë nuk mund të kuptoj politikën e faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndaj Kosovës pra, sepse ne dimë mirë se e drejta historike i takon shqiptarëve.

Serbia ka bërë shumë kr.ime dhe asaj duhet t’i bëhet presion që të njoh shtetin e Kosovës, që të njoh sovranitetin e shtetit të Kosovës, sepse nuk mund të rrezikohet stabiliteti i Kosovës.

Kisha serbe në Kosovë ka shumë të drejta, tepër të drejta, dhe mund të kërkohet vetëm një gjë nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të njohë Kosovën, të kërkohet falje për gjenocidin kundër shqiptarëve dhe në Hagë, në Tribunalin për kr.imet e Iuftës duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë nga koha e Millosheviqit, që prapë qeverisin në Beograd.

Është me të vërtetë një situatë absurde sepse në Hagë do të duhej të ishte Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, e disa kr.iminelë të tjerë nga koha e Millosheviqit”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit