Rojet kufitare në Timis të Rumanisë i kanë kapur tre të rinj nga Kosova. Ata po përpiqeshin të hynin në mënyrë ilegale nga Serbia në Rumani, për të mbërritur pastaj në Evropën perëndimore.
Siç raporton pressalert.ro, të rinjtë ishin të moshave 24 dhe 25 vjeç.
Të rinjtë që u kapën mbrëmjen e së dieles thanë se kishin udhëtuar në këmbë nga Serbia në Rumani.
Për ndalimin e kosovarëve, rojet kufitare të Rumanisë i njoftuan autoritetet serbe. Kjo sipas tyre u bë që ta hetojnë së bashku ngjarjen dhe ta zbatojnë marrëveshjen e ripranimit.