Florian Marku do të dalë në ring sonte për të kërkuar mbrojtjen e titullit kampion, ku do të përballet me britanikun Chris Jenkins.
Marku do të kërkojë mbrojtjen e titullit ‘IBF’, pesha ‘welter’.
Përveç mbrojtjes së titullit, shqiptari do të kërkojë edhe të vazhdojë rekordin e tij si i pamposhtur në karrierën e boksit, ku ka 10 fitore dhe një barazim në 11 meçe.
Ndryshe, duelin Marku-Jenkins mund ta ndiqni në SuperSport Kosova 1 që pritet të fillojë nga ora 22:30.