22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Në Klinë të Epërme të Skenderajt dje u fal xhumaja me besimtarë, komuna nuk din asgjë

Rekomandime

Në ditën kur në Kosovë u mor vendimi për lehtësimin e disa masave, aty nuk përfshihej edhe hapja e xhamive.

Mirëpo, ky vendim dje nuk është respektuar në fshatin Klinë të Epërme të Skenderajt, ku është falë xhumaja dhe sipas informatave të sigurta që posedon Reporteri ka aty janë tubuar një numër i madh i njerëzve.

- Advertisement -

Reporteri mëson se institucionet tashmë janë në dijeni për rastin, mirëpo në një përgjigje për gazetën ata kanë thënë se nuk dinë asgjë.

Reporteri po ashtu ka kontaktuar edhe me imamin e xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, Elbasan Xani i cili ka thënë se nuk ka njohuri për rastin, mirëpo ka potencuar se në xhaminë e tij janë duke u respektuar rregullat e vendosura nga institucionet.

Se dje në këtë xhami në fshatin Klinë të Epërme të Skenderajt u fal xhumaja në kundërshtim me rregullat e ndërmarra për menaxhimin e pandemisë, Reporteri posedon edhe foto.

- Advertisement -

Po ashtu mësohet se në këtë xhami janë duke u falë edhe teravitë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Ministri Vitia dhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava kanë njoftuar se xhamitë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për besimtarët myslimanë, e kjo në kuadër të masave mbrojtëse kundër pandemisë.

- Advertisement -

Hapja e tyre do të shqyrtohet në varësi prej situatës epidemiologjike në vend. /Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit