3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Në kohë tensionesh ministri serb takon ambasadorin rus, nesër e pret edhe Vuçiqi

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan Harçenko.

“Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që ofron Federata Ruse në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë”, tha Vuçeviq, duke shtuar se qëllimi i Serbisë është të ruajë statusin e një shteti ushtarakisht neutral.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ai shtoi se Qeveria e re e Republikës së Serbisë, “përkundër të gjitha sfidave”, vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme paqeje dhe bashkëpunimi dhe mbetet e përkushtuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Në të njëjtën deklaratë thuhet gjithashtu se ambasadori rus në Serbi “ka falënderuar për mikpritjen dhe mundësinë që të takohet me ministrin në fillim të mandatit të tij”, ndërsa nesër, siç është paralajmëruar, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Një krizë e re e targave është duke u zhvilluar në Kosovë, pasi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim legjitim dhe legal për zbatimin me faza të vendimit të saj pranveror për heqjen e targave të mbetura serbe të qyteteve në Kosovë nga automjetet. Beogradi dhe Lista Srpska e kundërshtojnë këtë, duke konfirmuar se targat KM do të mbeten, derisa pjesë e këtij kundërshtimi është bërë edhe Nenad Gjuriq, tashmë ish komandant i Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Diplomatët ndërkombëtarë mbështesin vendimin e autoriteteve të Kosovës, duke treguar se është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, por kërkojnë nga Prishtina pezullimin e të gjitha veprimeve për 10 muajt e ardhshëm. Përkundër kësaj, faza e parë – dhënia e paralajmërimeve (qortimeve) është në vazhdim e sipër, për këtë arsye policia e rajonit të Veriut dhe kryetarët e komunave dy ditë më parë njoftuan se nuk do ta zbatojnë atë vendim. Dje është suspenduar edhe komandanti i policisë së rajonit të veriut – Nenad Gjuriq. Mesazhet e fundit nga pala serbe kanë të bëjnë me njoftimet për dalje të mundshme të serbëve nga institucionet e Kosovës. Lista Serbe do të marrë vendim për këtë nesër, ndërsa për të dielën kanë paralajmëruar protesta.

Ndërkaq, dy ditët e kaluara Serbia është përfshirë në një propagande luftënxitëse, duke përmendur rrëzimin e dronëve që sipas tyre janë lëshuar nga Kosova. Fillimisht u tha se dronët fluturuan nga Merdarja, ndërkaq dje u raportua për rrëzimin e një droni nga aviacioni ushtarak serb, i cili kishte fluturuar nga Jarinja në drejtim të Rashkës. Më pas u tha se droni ishte komercial dhe nuk kishte lidhje me ndonjë aktivitet spiunimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit