13.5 C
Pristina
Tuesday, May 30, 2023

Tri kërkesat e ‘Njeriut të Trumpit’ për LDK-në në takimin e sotëm

- Advertisement -

Të rekomanduara

Gjatë ditës së sotshme, I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell pati një takim me një delegacion të LDK-së në Berlin të Gjermanisë.

Pjesë e delegacionit të LDK-së ishin Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

LDK përmes një komunikate për media tregoi se cilat ishin tri kërkesat e Grenell ndaj partisë së tyre.

“Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë. Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -