Tuesday, July 23, 2024

Këshilltarja e presidentes kroate reagon për rastin “Pronto”

- Advertisement -
- Advertisement -

Edhe këshilltarja e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, Gentiana Fana, ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që të akuzuarit në rastin “Pronto” të lirohen nga akuza.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “kur nuk dënohen ata të cilët hapur bën krimin si të i besojmë shtetit dhe të mos i humbim shpresat për një të ardhme më të mirë?”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Pra, pasi që të gjithë dëgjuam se çka është përfolur në aferen Pronto protagonistët e kësaj aferë shpallen të pafajshëm nga sistemi gjyqësor. Dhe përveç kësaj shpenzimet e procesit gjyqësor do i paguaj prap populli nga pagat cilat janë aq të vogla sa që është turp të përmendet.

Paramendoni apsurdin kur të gjithë e dijmë se çka ka ndodh përveç gjyqtarëve për cilët nuk kishte mjaft prova me sa duket.

- Advertisement -

Kur nuk dënohen ata të cilët hapur bën krimin si të i besojme shtetit dhe të mos i humbim shpresat për një të ardhme më të mirë?

Mesazhi sot është mjaft i qartë – shantazhoni e punesoni ke të doni se nuk ka pasoja.

E pastaj prap e pyesim veten pse po largohen të rinjtë nga Kosova.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura