17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ja çfarë vendimi mori Gjykata ndaj personit që e kërcënoi me vrasje Albin Kurtin

Rekomandime

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti javën e kaluar përmes rrjetit social “Facebook” kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë prokuroria themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

- Advertisement -

Por Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’I caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Zyrtari i NISMA megjithë kërcënimin me vrasje që I bëri Albin Kurtit Vitin e Ri e festoi pranë familjes.Vet lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit social në facebook kishte bërë thirrje që të lirohet Haxhi Hoti pasiqë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit